Një gjermane, akuza të reja për reperen: Më vodhi kartën në gjumë!

Detaje dhe akuza të reja kanë dalë ndaj reperes kosovare Loredana Zefit. Pasi u akuzua për mashtrimin e një çifti zviceran duke i marrë 900 mijë franga, mediat e Zvicrës raportojnë se nuk është rast i izoluar.

’20 minuten’ raporton se fotografja Dorentina V. nga Gjermania në gusht 2017 kishte raportuar se reperen dhe vëllain e saj, Qendrimin për mashtrim.

“Loredana dhe vëllai i saj Qëndrimi me të vërtetë më kanë djegur,”-tha 23-vjeçarja. “Askush nuke njeh Loredanën e vërtetë.”

Në atë kohë avokati i reperes shqiptare nuk komentoi ngjarjen.

Sipas fotografes Dorentina V, Loredana i mori kartën e kreditit ndërsa po flinte natën e 2 korrikut 2017 në një apartament të vëllait të saj në Kosovë.

Pas kësaj, Qëndimi, të cilin fotografja nuk e kishte takuar kurrë, kishte filluar të bënte pagesa me kartën e saj të kreditit.

Madje sipas transaksioneve, Qëndrimi kishte luajtur bixhoz në internet në 6 korrik 2017 dhe kishte harxhuar 370 franga. Ndërsa një ditë më vonë kishte rezervuar një fluturim me Easyjet nga Zvicra për në Kosovë.

Në gusht të vitit 2018-të, Qëndrimi u dënua për mashtrim dhe mori një gjobë. Gjithashtu u urdhërua të paguante shpenzimet ligjore dhe ti kthente paratë Dorentinës. Por Loredana nuk u dënua.

Ndërsa Dorentina V. dhe Loredana ishin takuar në fillim të vitit 2017-të, kur Dorentina e kishte ftuar Loredanën të merrte pjesë në një videoklip të këngëtarit Yll Limani.

Në muajt në vijim, ajo u bë fotografe personale e reperes.

“Ajo ishte e bukur dhe miqësore. Ne u bëmë mike,”-tha V. Në qershor, sipas saj, Loredana i kërkoi të merrte përsipër xhirimet e reperes për Adidas në Kosovë.

“Më detyrohej edhe 300 euro sepse më premtoi se do më paguante biletën e avionit,”-shtoi Dorentina. “Por nuk mbajti asnjë premtim. Pas një ditë të ngarkuar me xhirime dhe realizim të seteve fotografike shkuam në shtëpinë e njërit prej vëllezërve të Loredanës. Aty më mori kartën e kreditit ndërsa shkova për të fjetur.”

Dorentina zbuloi gjithashtu se reperja mbante armë me vete.

Kur u kthyer në Gjermani, fotografja kuptoi se nuk mund të blinte asgjë me kartën e saj të kreditit.

“Kompania e kredit kartelës më tha se kisha rezervuar fluturime e kisha luajtur bixhoz në internet. Më ishte bllokuar kartela.”

Vetëm kur mori dokumentet nga kompania dhe pa adresën e Qëndrimit aty dhe fotografinë e tij, e kishte kuptuar që ata e kishin vjedhur.

Kur Dorentina u përball me Loredanën, ajo pretendon se reperja fajësoi linjën ajrore.

Sidoqoftë, Dorentina kishte vendosur që të kthehej dhe ta gjente Loredanën në apartamentin e Mozzikut në Kosovë. Ajo i donte edhe rrobat që Loredana nuk ia kishte kthyer pas xhirimeve bashkë. Dorentina thotë se Loredana ia ktheu disa nga rrobat, por jo të gjitha.

“Unë po rrija te dera e banesës, ndërsa ajo mbante një revole në xhep. I bërtita dhe i thashë çfarë je duke bërë?”

Sipas saj, Loredana i kishte thënë që: “Duhet të bëhesh fillimisht dikushi, e pastaj do merrem me ty”.









Comments are closed.