Bashkë në një foto, tre deputetë socialistë lënë mandatin

Tre deputetët socialistë, Pjerin Ndreu, Ilir Xhakolli dhe Rakip Suli do të lënë mandatin e deputetit për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pjerin Ndreu do të garojë për socialistët në Lezhë, Ilir Xhakolli në Pogradec dhe Rakip Suli në Kamzë.

Ata kanë pozuar dje në seancën e fundit të Kuvendit për t’i thënë lamtumirë. Ndreu është në foto me Ilir Xhakollin që do të garojë në Pogradec dhe Rakip Sulin në Kamzë, siç thuhet edhe në mesazhin e koleges së tyre, Evis Kushi, e cila iu uron suksese.

Në foto me ta ka pozuar edhe Ulsi Manja, i cili është përfolur se do të garojë në Dibër, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

“I uroj shumë suksese kolegëve tanë deputetë Pjerin Ndreu, Ilir Xhakolli dhe Rakip Suli, të cilët së shpejti do të kandidojnë për bashkitë që duam në Lezhë, Pogradec dhe Kamëz! Kam shumë besim që ata do të sjellin modele të reja drejtimi plot vizion dhe projekte që do ta përmirësojnë ndjeshëm jetën e qytetarëve”, ishte mesazhi i deputetes së qarkut të Elbasanit, Evis Kushi, për tre kolegët e saj të zyrtarizuar që dorëzojnë njëkohësisht edhe mandatet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.