“Avullojnë” biletat, ja si mund të siguroni një vend për superderbin e kryeqytetit

Interesim i jashtëzakonshëm për të ndjekur në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” supersfidën e kësaj fundjave Partizani-Tirana. Këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për një ndeshje derbi, por bëhet fjalë edhe për një sfidë në të cilën Partizani mund të fitojë zyrtarisht një titull kampion që i mungon prej 26 vitesh, prandaj një pjesë e madhe e biletave siç njofton vetëm klubi i kuq në faqen zyrtare kanë “avulluar” menjëherë ndërkohë shitja e tyre po vijon me ritme të shpejta.

E sigurtë është që të dielën në orën 16:30 në Selman Stërmasi pritet të krijohet një atmosferë elektrizuese në një stadium të tejmbushur.



FK PARTIZANI – KF TIRANA
NJOFTIM PËR BILETAT

Klubi njofton se vijon të ketë një interesim mjaft të madh për takimin Partizani – Tirana në program ditën e diel ora 16:30, i vlefshëm për javën e 33 të Kategorisë Superiore. Në sektorët e Tribunave B1, B2 dhe E biletat kanë mbaruar, ndërkohë që drejt fundit janë edhe sektorët D1 dhe F. Shitja e biletave po vijon me ritme jashtë parashikimeve duke treguar interesimin e madh nga tifozeria e kuqe për këtë përballje.
Kujtojmë se biletat mund ti siguroni në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00.


Comments are closed.