Pikante nga Kuvendi – Kujtim Gjuzi kombinon biçikletën me papionin, Braçes i kruhet koka (FOTO)

Disa skena epike u regjistruan sot gjatë seancë parlamentare. Ai që rrëmbeu vëmendjen ishte kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, i cili pas një pritje të gjatë ja doli të hyjë në Kuvend e të betohet si deputet.

Por përveç papionit të kuq që ishte “pikantja” e seancës, Gjuzi kishte edhe një të veçantë tjetër.





Siç shihet nga fotot e fotografit të Kuvendit, Agim Rama ai ka shkuar në Kuvend me biçikletë, me ngjyrat kuqezi siç edhe ishte kostumi i tij.

Foto të tjera pikante, janë ato të buzëqeshjes  “vesh më vesh” të Blerina Gjylametit dhe sikleti i zv.kryeministrit Erion Braçe që është kapur disa herë duke kruajtur kokën.





Comments are closed.