Nën armët e FNSH, ja si bëhet transporti i parave me “Austrian Airlines” pas grabitjes

Pas ngjarjes së rëndë të 9 Prillit, Austrian Airlines i është rikthyer sërish transportit të vlerave monetare.

Top Story, ka siguruar këto pamje teksa blindet e 3 bankave, afrohen dhe ngarkojnë paratë në avionin që niset në datën 3 Maj, në orën 15:00.





Siç shihet, tashmë shoqërimi i vlerave bëhet nga një skuadër e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri sa paratë futen në avion.

“Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, është aktivitet që vijon me të vetmin ndryshim që këtë radhë kemi furogon të forcave special”, thotë Artan Hoxha.





Comments are closed.