Ç’të bën fëmija, s’ta bën Perëndia, Fahri Balliu dyerve të gjykatës për të liruar Klevisin (FOTO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu pasi u shpall i arrestuar nga policia do të dalë ditën e nesërme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria ka ngritur zyrtarisht ndaj tij gjashtë akuza për veprat penale; të “Kundërshtimit me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.





Ai u ndalua paraditen e djeshme, në tentativë për t’i bllokuar rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama bashkë me banorët e zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Sot, Klevis Balliu u morr në mbrojtje si “hero” nga drejtuesit më të lartë të PD. Si Basha e Berisha që e cilësuan arrestim me urdhër politik atë ç’ka po i ndodh.

Ndërkohë, babai i tij sipas dy fotove të publikuara nga fotografi i Kuvendit Agim Rama shihet teksa është endur i shqetësuar paraditen e sotme dyerve të Gjykatës së Tiranës për të birin.

Nuk thonë kot që “ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia”. Dhe botuesi Balliu e kupton më së miri shprehjen frazeologjike në kushtet ku ndodhet, me Klevisin “hero” pas hekurave.





Comments are closed.