Si shpërtheu dhuna te “Astiri”? Gurë dhe grushte para kalimit të Ramës (FOTO)

Ndryshe nga ç’ishim mësuar të shihnim në 4 muajt e fundit, një dhunë e paprecedentë shpërtheu paraditen e sotme te “Unaza e Re”, ku policia dhe banorët e “Astirit” u përleshën me njëri-tjetrin.

Nuk munguan në këtë përplasje gurët, grushtat, shkopinjtë e gomës dhe tërheqjet zvarrë nga ana e FNSH-së dhe banorëve, ndërsa dhjetëra persona mes të cilëve ish-deputeti i PD Klevis Balliu u shoqëruan nga policia.





Por si shpërtheu dhuna te “Astiri”?

Arsyeja e përplasjes së fortë ishte kryeministri Edi Rama që do të kalonte te “Unaza e Re” për të shkuar në një aktivitet dhe banorët u mobilizuan për t’i bllokuar rrugën.

Në krah të banorëve ndodhej edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, e cila tha se banorët nuk e duan kryeministrin dhe theksoi se Rama gjithmonë do pritet me protesta.

“Nuk ka asnjë vend në botë që shteti sillet kështu me qytetarët e vet të cilët dolën për të protestuar. Qytetarët kishin dalë në rrugë për të bllokuar kryeministrin, të cilët nuk e duan dhe ai nuk është më kryeministër në këtë vend. Nga se mbrohet ky zotëri, këtë nuk e do njeri, pse mbrohet ky. Në do të vazhdojnë që të protestojmë gjithmonë”, tha Pampuri për mediat.





Comments are closed.