Përplasja polici-banorë te “Unaza e Re”, burra e gra në gjendje të fikëti (FOTO)

Ka qenë e ashpër përplasja e policisë  me banorët e “Astirit” paraditen e sotme në mbikalimin e “Unazës së Re” ku u tentua t’i bllokohej rruga kryeministrit Edi Rama.

Përveç arrestimeve, ka pasur edhe probleme shëndetësore për disa nga “Jelekverdhët”. Nga fotot e siguruara prej vendngjarjes shihet nëna e protestuesit që ndodhet në burg Dorian Protoduari e shtrirë përtokë në gjendje të fikëti.



Gjithashtu disa burra shihen në rrugë, teksa banorë të tjerë kujdesen për ta duke u hedhur ujë të ftohtë.





Comments are closed.