Ja si tentoi Klevis Balliu t’i ikë policisë nga dritarja e fugonit (FOTO)

Gjatë protestës së sotme të banorëve të “Astirit” të cilët tentuan t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama, policia ka shoqëruar ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu.

Balliu është konfliktuar me efektivët dhe ka kundërshtuar ata në momentin që e kanë futur në fugonin e forcave “Shqiponja”.





Policia ka kërkuar lirimin e rrugës së bllokuar nga banorët e Unazës së Re, ndërsa ish-deputeti Balliu në një moment tensioni ka tentuar të dalë nga dritarja e fugonit ku ndodhej së bashku me disa banorë.

Ai shihet në foto teksa bën simbolin e Partisë Demokratike, pra ngritjen e dy gishtave lart.





Comments are closed.