FMN rrëzon “flamurin e Rilindjes”, Spahiu: Borxhi 70% na është bërë makth!

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me qëndrimin e FMN-së për ekonominë shqiptare dhënë ditën e djeshme në Tiranë.

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë “re të errëta” i sillen vërdallë financave të vendit dhe xhepave të shqiptarëve, pasi në 2019-n parashikohet ngadalësimi i rritjes ekonomike si pasojë e keqmenaxhimit të financave, borxheve të prapambetura dhe abuzimeve me koncensionet.

Sipas FMN borxhi i Shqipërisë është sa 70% e PBB-së dhe sipas ish-deputetit Spahiu konstatimi është i frikshëm.

“Në pothuajse të gjitha takimet me FMN, kemi ngritur problemin e borxhit publik, PPP-ve si borxh i fshehur por dhe borxhe të tjera që qeveria ka krijuar, sidomos nga mungesa e rimbursimit të TVSH-së, madje kjo e kthyer në një mekanizëm korruptiv, ku bizneseve ju kërkohet minalisht 20% nga shuma totale për tu rimbursuar (dmth të kërkosh lekët e tua duhet të paguash rryshfet minimalisht 20% të shumës)”, shprehet ai.

Në vijim ish-deputeti i kujton FMN-së se opozita i kishte paralajmëruar për rritjen e borxhit publik, që siç shprehet është “flamuri i Rilindjes” i rrëzuar tashmë.

“Në mënyre metaforike ju kemi thënë që ju (FMN) që kredinë e dhënë Qeverisë rrezikoni mos t’ju paguhet. Dhe ja ku jemi sot, ajo që prej gjashtë vitesh ka qenë “flamuri” i Rilindjes, ulja e borxhit dhe konsolidimi fiskal, është kthyer në një makth për të gjithë ne…!!! Borxhin Publik askush nuk e di se sa është në të vërtetë..!!!”, thotë Spahiu.









Comments are closed.