Fitoi 600 mijë franga si invalid, shqiptari kapet “gafil” duke hedhur valle!

Një djalosh, që ndihmoi babain e tij të përfitonte financiarisht nga fondit për Shërbimin e Invalidëve në Zvicër në mënyrë të paligjshme dhe që ishte dënuar për këtë vepër, ka dalë para Gjykatës Federale dhe korrur sukses të pjesshëm.

Rasti bëri jehonë në Kantonin Schwyz, në vitin 2016. Asokohe babai 70-vjeçar ishte dënuar nga Gjykata Penale me katër vite burg, për shkak në periudhën 2004-2016, ai kishte përfituar rreth 600,000 franga zvicerane nga fondi i sigurimit invalidor zviceran dhe nga përkujdesja e huaj ndaj personit por e kishte bërë këtë me dokumente false.

Para autoriteteve, ai ishte paraqitur si i paralizuar në pjesën e majtë të trupit, por shtetit zviceran iu dërgua pas disa viteve një video e “invalidit” që kërcente.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ia merr valles me entuziazëm me gjithë trupin, duke përfshirë edhe dorën dhe këmbën e majtë “të paralizuar”. Përveç kësaj, ai ishte fotografuar edhe duke punuar kopshtin, duke mbajtur të mëdhenj, madje edhe duke kalëruar.

Gjykata pasi shqyrtoi provat, asokohe e dënoi djalin e tij 38-vjeçar me gjobë. Ai akuzohej, se kishte manipuluar me plotësimin e dokumenteve të rreme për babain, duke i dorëzuar edhe nga dy herë te mjekja.

Gjatë vizitave, djali kishte përkthyer duke inskenuar një rrëfim të rremë për babain. Gjykata Penale, por edhe ajo Kantonale e dënuan për mashtrim të letrave me vlerë profesionale.

Mirëpo, këtë vendim e korrigjoi Gjykata Federale, të paktën pjesërisht. Fajësimi për mashtrim të letrave me vlerë profesionale e shkel Ligjin federal, kanë vlerësuar gjykatësit e lartë dhe lëndën e kthyen për rishqyrtim në Gjykatën Kantonale.

Gjykata tani duhet të vendos nëse i biri mund të shpallet si bashkëpunëtor në rastin e babait, apo thjesht do të përgjigjet për veprën “asistim në mashtrim”.









Comments are closed.