Digitalb dhe IPKO nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi edhe për 5 vite

Administratori i Digitalb për Kosovë, Arben Taibi tha se qëllimi i tyre ka qenë bashkimi kombëtar i shqiptarëve përkundër ekzistimit të kufijve gjeopolitik.

“Digitalb i ka paraprirë çdo politike në te dy anët e kufijve. Ne këtë e kemi bërë te mundur duke e forcuar ndjenjën tonë kombëtare për këtë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në te ardhmen” ka thënë Taibi.

Ndërsa drejtori i IPKO-së, Rober Erzin tha se Digitalb është partner i tyre strategjik dhe besnik për shumë vite. “ Në vitet e fundit jemi kujdesur edhe më tepër që të sjellim përmbajtjen më të mira në gjuhën shqipe  dhe jo vetëm”, ka thënë Erzin.









Comments are closed.