Vjedhje në qendër të Tiranës, nga dy të rinj “skifterë” (Video)

Një video ekskluzive ka mbërritur në redaksinë e Gazetës Shqip Online, ku tregon momentin e një vjedhje në mes të Tiranës. Bëhet fjalë për 2 të rinj, të cilët kanë piketuar një biçikletë të vendosur pas një shtylle, në kryqëzimin e Selvisë.

Biçikleta me vlerë 1000 euro ishte në pronësi të dyqanit të celularëve Phone Shop, e cila qëndronte gjithmonë tek një shtyllë përballë saj.

Siç shihet edhe në pamjet filmike, njëri prej tyre i cili është me xhup të kuq, monitoron zonën.

Ndërkohë herë pas here, i zoti i dyqanit del tek dera, por pa vënë re asnjë gjë të dyshimtë.

Pas disa minutash,  nëorën 20:45 të darkës, kalon një person tjetër i veshur me të zeza, merr biçikletën e gjendur tek shtylla dhe ikën.

Dyqani Phone Shop është grabitur pak kohë më parë sërish nga persona që nuk janë identifikuar. Kjo është hera e dytë, që ky biznesi bie pre e grabitjes. Ndërkohë si zakonisht, policia deklaron se të dy çështjet janë nën hetim.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.