Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

5 Maji e bashkon me Ramën – Meta mesazh politikës: Sakrifikoni për të ardhmen e Shqipërisë!

Pavarësisht përplasjeve të shumta në politikë, Dita e Dëshmorëve të Atdheut i ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Këtë 5 maj Krerët e Shtetit në një kohë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj kanë kryer homazhet në varrezat Dëshmorët e Kombit.

Në përfundim të ceremonisë zyrtare, Meta është ndalur para mikrofonave të gazetarëve për t?i adresuar një mesazh të fortë klasës politike në këtë periudhë krize.

"Është një ditë e veçantë për të gjithë popullin. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakrificat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot. Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mënyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë", u shpreh Presidenti.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka uruar nëpërmjet një postimi në Facebook, Ditën e Dëshmorëve.

?5 Maji - Dita e Dëshmorëve. Lavdi heronjve të vërtetë, njerëzve të veprave të mëdha, të cilët kanë mbetur të "pavdekshëm" në kujtesën dhe historinë e vendit tonë. Mirënjohje e përjetshme!?, shkruan Veliaj.

[gallery ids="752800,752798,752797,752796,752795"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore