U ekzekutua në derën e shtëpisë, Erion Braçe tregon kush e vrau deputetin socialist

10 vjet nga vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi zëvendës kryeministri Erion Braçe ka hedhur akuza të forta. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, brace  shkruan se Fatmir Xhindin e vrau shteti.

Ai vijon më tej duke treguar se ai u ekzekutua në derën e shtëpisë për të pastruar territorin elektoral në zonën e Rroskovecit.

Sipas Braçes, disa prej politikanëve të fuqishëm nuk mundet kurrë t’u merret elektorati me votë, por me jetë duke i vrarë.



Postim i plotë:

FATMIR XHINDI ISHTE NJE VELLA!

Per te gjithe ishte nje vella!

Keshtu do te jete!

Dhjete vjet me pare, nje muaj para zgjedhjeve, per shkak te tyre-ai ishte i pathyeshem, Fatmir Xhindin e vrane ne porte te shtepise!

#EVRAUSHTETI!

E vrane per te pastruar territorin elektoral nga nje politikan i pathyeshem! Pak jave para zgjedhjeve, ne Roskovec te rajonit me te rendesishem elektoral, i majte, ne Fier!

Vetem keshtu mund ta thyenin, duke e vrare! Me vote kurre! Se munden dot!

Burra si Fatmir Xhindi, rritur duke sherbyer per njerezit e rritur nga respekti i tyre, nuk thyen kurre se gjalli!

As se vdekuri! Kurre!


Comments are closed.