Shifrat / Sa persona janë të punësuar në Shqipëri!

Instituti i Statistikave thotë se në Shqipëri janë të punësuar 1 milion e 230 mijë persona, ndërkohë që të punësuar me pagë janë 44.5% e tyre. Pjesa tjetër, 34% është e vetëpunësuar dhe 21.6% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Kjo strukturë iu jep një rëndësi të madhe bizneseve të vogla në vend. Vlerësimet e marra nga anketa e forcave të punës tregojnë se, 28.7% e grave të punësuara dhe 15.9% e burrave të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.

Kjo tregon se, gratë kanë 1.8 herë më shumë gjasa sesa burrat për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Ajo që bie në sy në shifrat e INSTAT-it është se, Shqipëria vazhdon të jetë një vend i lidhur fort me bujqësinë, ku janë të punësuar 37.4% e popullsisë së aftë për punë.



Me tregti sigurojnë pagën 25.7% e të punësuarve. Në fushën e shërbimeve jo tregtare janë 17.2% e forcave të punës. Në sektorin e prodhimit, punësimi është 10.6%, për të vazhduar më pas me ndërtimin, me 7%, dhe industritë e tjera me 2.2%.

Në vitin 2018, 31.7% e popullsisë 15-64 vjeç është ekonomikisht joaktive në tregun e punës, ndërsa mbi një e treta e pjesës tjetër janë studentë.





Comments are closed.