Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Një i maskuar rrinte para palestrës”, si u ekzekutua Devi Kasmi

Pretendimin e Prokurorisë për Krime të Rënda se Devi Kasmin e kanë vëzhguar disa kohë para vrasjes për të mësuar lëvizjet e tij, duket se e mbështet edhe dëshmia e një punonjësi të palestrës në pronësi të viktimës.

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi dje dy dëshmitarë në lidhje me ngjarjen që tronditi Tiranën në janarin e vitit që lamë pas, ndërkohë që janë marrë të pandehur greku Efthymious Efthymiou, Altin Hoxhallari dhe Elton Halipaj.

Prokuroria pretendon se këta persona kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke përgatitur planin, ruajtur viktimën dhe më pas kanë kryer vrasjen. Gjatë seancës së djeshme, një banor i pallatit poshtë të cilit u vra Kasmi, me inicialet L.K., tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa sipas dëshmisë së tij janë dëgjuar rreth 5 apo 6 krisma.

Ndërkohë, nga ana tjetër, dëshmitari i dytë me inicialet E.P. tregoi para Gjykatës se Kasmi nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim, megjithëse shtoi ai, nuk kanë pasur një marrëdhënie të tillë. Më tej, në dëshmi i riu tha se rreth një muaj para se të ndodhte vrasja, ai kishte parë para palestrës një person të maskuar dhe të veshur i gjithi me të zeza. Sipas dëshmitarit, dukej sikur ky person po vëzhgonte palestrën, ndërsa nuk arrin ta identifikojë atë, kjo pasi atë ditë vetëm sytë i dukeshin.

"Për periudhën që më pyesni, unë kam qenë në punë në parkimin e një palestre pas 15-katëshit. Pronari i kësaj palestre ka qenë i ndjeri Defrim Kasmi. Ditën e ngjarjes kam dalë nga shtëpia dhe rreth orës 12:30-13:00 kam qenë në palestër. Ndërkohë, rreth orës 15:00 kam takuar të ndjerin, ndërsa lajmin për vrasjen e kam dëgjuar në media. Atë ditë nuk kam parë asnjë gjë të çuditshme pranë palestrës, por rreth një muaj para asaj dite kam parë një person të maskuar, që më bëri përshtypje. Ai ishte i veshur i gjithi me të zeza, me kapele dhe vetëm sytë i dukeshin. Më bëri përshtypje se ishte veshur shumë dhe nuk ishte edhe aq ftohtë. Ky person ishte i gjatë, por unë nuk mund ta identifikoj dot, pasi nuk kishte pamje të qartë. Në lidhje me këtë person i kam thënë edhe bashkëshortes së Kasmit, më kanë thënë që nëse do ta shihja sërish, atëherë duhet t?u thosha atyre", dëshmoi shtetasi E.P. para Gjykatës.

Ndërkohë, dëshmitari tjetër i thirrur nga prokurori Besnik Muçi, tregoi se si fillimisht kishte menduar se ishte vrarë djali i tij. Ai nuk dha detaje të shumta për vrasjen, ndërsa shpjegoi se në fillim kishte zbritur i frikësuar poshtë pallatit sapo kishte dalë djali i tij dhe personi i vrarë kishte një xhup të ngjashëm me të.

"Ishim duke ngrënë darkë dhe i kam kërkuar djalit të shkonte të blinte një pije. Pak pasi djali zbriti, kemi dëgjuar të shtëna dhe kemi zbritur poshtë, në fillim menduam mos ishte qëlluar djali, pasi personi i vrarë kishte të njëjtin xhup. Por në këtë kohë kam parë edhe djalin të vinte dhe jam qetësuar. Jam shoqëruar në Polici pas ngjarjes", përfundoi dëshmitari.

Sipas Prokurorisë, plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Efthymious Efthymiu prej vitesh. Pas disa ditësh vëzhgim të lëvizjeve të viktimës Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit të një viti më parë, sipas Prokurorisë, Efthymious Efthymiu i ka bërë pritë Kasmit poshtë banesës së tij, duke e qëlluar me armë zjarri dhe lënë të vdekur në vend./ panorama

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore