Në kërkim për plagosje, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për plagosje.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë S.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij erdhi pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kishte vendosur për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Mbi të riun, rëndon akuza për veprën penale ” Plagosje e rëndë me dashje”.





Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.





Comments are closed.