Arta Marku, vlerë e Drejtësisë Shqiptare!

Nga Pranvera VATOÇI

Nuk ka ndodhur asnjehere qe politika te kete lakuar nje personalitet ne detyre te larte kushtetuese pa as me te voglin shkak real qofte dhe aksidental, njerezor apo profesional si ne rastin e Arta Markut!!

Dhe çmenduria e sulmit nuk qendron ne vanitetin e alogjiken qe dominon politiken por ne faktin qe sulmojne e recitojne prej 16 muajsh ata qe duhet ne mos ta mbrojne te pakten te heshtin…!



E kam fjalen per ata qe pretendojne se jane juriste te mirfillte dhe kane gezuar poste ekzekutive e legjislative te larta. Konkretisht po e ilustroj konstatimin tim me fakte :- A nuk eshte paradoksale qe ish ministra te drejtesise te prononcohehen non stop me refrenin “Perse nuk heton e arreston Arta Marku?”, kur ata e dine mire dhe e kane votuar ligjin e korrikut 2017 i cili taksativisht determinon limitet e K/Prokurores per te nderhyre e hetuar?! Natyrisht e dine por thjesht kalerojne mbi vjersha politike duke menduar se dikund ne ndonje ambjent publik te pakultivuar rural te tilla akuza mund te ngjisin.

Qe ne diten e pare si Prokurore e Pergjitheshme ne detyre znj.Marku ka manifestuar cilesite baze qe duhet te kete nje njeri i drejtesise :- Korrektesine me ligjin dhe gjakftohtesine juridike si dhe mos perzierjen ne çorben politike qe ka kontaminuar jo pa pasoja paraardhesit e saj.

Ajo qe duket sheshit se eshte tendencioze po aq sa dhe shantazh e presion mbi Kryeprokuroren skrupuloze eshte realiteti se drejtues politike sidomos te opozites sajojne sulme anesie politike te saj ç’ka eshte totalisht e pavertete. Arta Marku ne asnje moment te karrieres se saj individualisht nuk rezulton te jete perzier ne afera politike. E sa per kuriozitet nese ajo sot akuzohet si perkrahese e kauzes socialiste duhet thene se prejardhja e gjeneza e saj e pergenjeshtrojne totalisht. Kjo e nxjerr zbuluar korin e çakorduar te pseudopolitikaneve qe lençojne kedo qe nuk ecen pas oreksit e pangopesise se tyre abuzive.

Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se perse media dhe politika nuk i nenshtrohet nje realiteti te thjeshte :-Te germoje e vezhgoje me kujdes CV e Arta Markut? Nje biografi e persosur profesionale!

Ajo ka mbaruar shkelqyer jo vetem gjithe shkallet e aresimimit te saj deri ne magjistrature por ka dhe nje begraund akademik si profesore Universiteti ne lende te specializuara te Jurisprudences. Zj.Marku ka mbajtur detyra shume te rendesishme ne Prokurorine e Qarkut Shkoder si Shefe e Task-Forces dhe per vite zv/Drejtuese e kesaj prokurorie. Ajo eshte njera nga prokuroret me te trajnuar ne vend ne SHBA e BE me rezultate impresionuese.

Nese politika do te cekte qofte dhe disa nga keto cilesi profesionale te Arta Markut qe jane realitet atehere dhe ndonje akuze do te konsoderohej. Por ne keto kushte sulmi banal e pa baza ç’do gje e thene prej tyre duhet te merret mbrapsht. Arta Marku me siguri eshte Kryeprokurorja e ardhshme dhe shqiptaret do te shohin per pak muaj se ajo do te reformoje nga rrenjet kete çader nepotike ku politika ka zhytur duart sistematikisht.

©Copyright Gazeta SHQIP







LEXO MË TEJ:

Comments are closed.