Përplasja tek ‘Astiri’, Bardhi: Nuk e njohim drejtorin e policisë së Tiranës, një kriminel

Banorë të Unazës së Re dhe ish-deputetë të PD-së gjenden jashtë komisariatit numër 6 në Tiranë dhe kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar, mes të cilëve edhe të ish-deputetit Klevis Balliu.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, nga Komisariati numër 6 ku së bashku me banorë të unazës së re kërkojnë lirimin e  protestuesve të shoqëruar paraditen e sotme u shpreh i revoltuar me situatën e krijuar. Ai tha se arrestimet e shoqërimet janë për turp dhe bëhen nga një polici kriminale.

“Shoqërimet në komisariat janë për turp. Nga ky moment, opozita e bashkuar nuk e njeh institucionin e drejtorit të Policisë Tiranë”, tha Bardhi.





Comments are closed.