Moti sjell surpriza, ja si do të jenë temperaturat javën e parë të majit

Muaji maj do të nisë me mot të paqëndrueshëm. Sipas sinoptikanëve, java e parë e majit do të jetë me mot të paqëndrueshëm ku nuk do të mungojnë as reshjet e shit.

Ndërkohë, temperaturat do të luhaten mes vlerave 23-24 gradë celcius. Ky mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.


Dita e Martë pritet të ketë sasinë më të lartë të reshjeve ku pritet të dominoj moti i vranët si dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Përgjatë ditëve të tjera reshjet do të jenë kryesisht të dobëta por lokalisht në orët e mesditës në zonat kodrinore dhe malore do të zhvillohen vranësirat vertikale dhe reshjet do të jenë në kohë afatshkurtër në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Zona e Qendrës dhe kryesisht ajo e Veriut do të jenë ato që do të preken më së shumti nga reshjet e shiut ndërsa zona e jugut do të ketë më tepër kthjellime dhe reshje shiu lokale në formë pikash.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të freskëta tre ditët e para të javës pritet të kenë një rënie të temperaturave në të dyja vlerat dhe gradualisht prej ditës së Enjte rritje graduale si në vlerat minmale ashtu dhe ato maksimale.

Era do të fryjë e qetë deri mesatare 1-10m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i Jugut me përjashtim ditën e Premte ku pritet erë intensive me shpejtësi 18-25m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i Jugut.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.