Rreh në mes të lagjes gruan dhe vajzën e mitur, e pëson dhe kalimtarja që kërkon t’i ndajë

Policia ka arrestuar në flagrancë për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje 45 vjeçarin G.K., me banim në Vlorë

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij si dhe ka goditur edhe një shtetas tjetër i cili po kalonte rastësisht dhe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”



 

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.