Laprakë, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza (Foto)

Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës.

Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, ka nisur rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës nëntokësore dhe sipërfaqësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza prej shumë vitesh, për banorët e rrugës “Hysni Gërbolli” dhe rrugës “Egnatia”.


Prej disa ditësh, punëtorët e qytetit po vijojnë punën për rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve, si dhe rehabilitimin e trotuareve.

Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, banorët e Laprakës do të mund të kenë infrastrukurën e nevojshme dhe kushte sa më të mira në lagjet e tyre të banimit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.