Grida Duma, mesazh Ramës: Kush hedh stërkala kërcënimesh…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma teksa pyetet për Partinë e re Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, tha se ata që përfitojnë nga pushteti nuk mund të jenë opozita, megjithëse mund të jenë listuar në listën e opozitës.

“Çfarë i dini ju opozitat? I dini njerëz që përfitojnë nga pushteti? Këtë nuk e kam dëgjuar askund. Nëse ka individë me mandat ose jo, që kanë qenë edhe kur opozita ishte në Parlament dhe do të ketë njerëz që përfitojnë nga pushteti në një mënyrë apo në një tjetër megjithëse mund të jenë listuar në opozitë. Nëse mendojmë që opozitë do të thotë të përfitosh nga pushteti për një arsye apo për një tjetër, për karrierë personale, për faktin që mendon se nuk do të vijë kurrë radha, për faktin që mund t’u shërbesh interesave personale duke marrë një mandat që minimalisht është i pamundur. Për sa kohë je jashtë listës së fituesve edhe këtu në këtë moment nuk je duke përfaqësuar popullin”, theksoi ajo në “Ora”.

Duma u shpreh se zgjedhje të 30 qershorit nuk mund të ketë pa opozitën.

“Zgjedhje pa opozitën më 30 qershor nuk mund të ketë. Karshillëqe të tipit, që ne mund t’i bëjmë edhe pa ju, nuk mund të ndodhin. Partia Demokratike thuajse është gjysma e votuesit ndërsa gjithë grupi opozitar është më shumë se gjysma e votuesit. Këto janë arroganca që mund të çojnë përpara një iluzionant, i cili mendon se nëpërmjet kësaj mund të intimidojë ndokënd. Tashmë që kemi djegur mandatet dhe kemi dalë jashtë Kuvendit, ta harrojë ndokush që mund të hedhë stërkala…kërcënimesh krejtësisht të pavend”, shtoi ajo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.