Sherr në Instagram/ Braçe fyen komentuesin: Losh-spurdhjaku, shporru nga këtu (FOTO)

Nuk janë të rralla rastet kur zv.kryeministri Erion Braçe “shpërthen” në rrjetet sociale dhe aty konfliktohet me komentuesit për politika të qeverisë ose akuzat që hedh në drejtim të opozitës.

Por këtë herë sherrin e ka bërë me një komentues që e ka prekur në një pikat e tij të dobëta, siç është Juventusi, skuadra tjetër përveç Partizanit në Shqipëri, që mbështet Braçe.



Si tifoz i zjarrtë i Juventusit, Braçe ndau me ndjekësit në Instagram një foto që tregon se edhe ai po feston për fitoren e titullit të 8-të në Serie A.

Por, një prej komentuesve ka replikuar, duke i kërkuar zv/kryeministrit që të mos merret me Juventusin por me hallet e shqiptarëve. Pas kësaj ka shpërthyer Braçe duke i kujtuar se Instagramin e ka personal dhe poston çfarë të dojë, ndërsa i kërkon komentuesit të shporret.




Comments are closed.