Nga Idrizi tek Mediu, ish-prezantuesja rikthehet në politikë (Foto)

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar mes PD dhe Partisë Republikane, në krah të majtë të Fatmir Mediut qëndronte një grua, e cila nuk është e panjohur në opinionin publik.

Aido Shtino, një personazh i njohur i ekranit, ish-prezantuese e emisionit “Njerëz të Humbur”, me sa duket është afruar pranë Partisë Republikane.

Ende nuk dihet posti që ajo ka në PR, por fakti që ndodhej në krah të kryetarit Mediu, të bën të mendosh se ish-prezantuesja duhet të jetë një nga drejtueset e partisë.

Në të vërtetë, Aida Shtino ka qenë kandidate për deputete në vitin 2013, por asokohe ajo garoi për here të parë me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun e Lezhës.

Shtino nuk arriti të fitojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 2013 dhe që pas asaj periudhe ajo nuk u shfaq më në politik aktive dhe as në media. Ndërsa sot, ka nisur një rrugëtim të ri në mbështetje të Partisë Republikane.









Comments are closed.