Lajmi i Fundit/ Arrestohet në Bullgari autori i pestë i grabitjes në Rinas

Një tjetër autori i grabitjes së 6.5 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, raportohet të jetë arrestuar sot në Bullgari.

Pas Alkond Bengasit që ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe tre të tjerëve: Oltion Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, i ndaluari në Bullgari bëhet i pesti person i përfshirë në supervjedhjen.

Sipas Neës24, i arrestuari është duke u transportuar për në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie, ndërsa ende vijon operacioni për ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të ndjerit Admir Murataj.

Policia e Shtetit dhe prokuroria arritën që të zbulojë autorët falë dëshmisë së Alkond Bengasit, shokut dhe kushëririt të Klement Çalës, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen e fundit në aeroport dhe të tjera vite më parë.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.