Grabitja e Rinasit/ I arrestuari “hap thesin”, nxjerr emrat e grupit (FOTO)

Alkond Bengasi, i pari i arrestuar për grabitjen në Rinas doli sot përpara Gjykatës për Krime të Rënda, lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë Admir Murataj.

Kushëriri i Klement Çalas, ka thënë para trupës gjykuese se nuk ka lidhje me grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit, por ka pranuar se ka modifikuar fugonin e bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor.


Ndërkohë, gjykata nuk pranoi si avokat Adriatik Camen pasi nuk ka tagrat e përfaqësimit, duke i caktuar si avokate Kristina Markun.

Bengasi, ashtu si 3 të arrestuarit e tjerë akuzohet edhe për “vrasje të punonjësve të policisë e mbetur në tentativë”.

Për të Gjykata vendosi masën “arrest me burg”, por i rëndësishëm është fakti se Bengasi ka pranuar që të bashkëpunojë më drejtësinë dhe ka treguar disa nga emrat e opërfshirë në ngjarjen e datës 9 prill.

Rrëfimi i tij për hetuesit mund të hedhë në të ardhmen dritë mbi skemën e grabitjes, ideatorët dhe protagonistët që u futën në pistë dhe morën thasët me miliona euro nga braku i avionit të “Austrian Airlines”.

Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca për 3 të arrestuarit e tjerë Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Prej 9 prillit Prokuroria dhe policia zhvilluan hetime për zbardhjen e grabitjes së 5.8 milionë eurove, duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Materialet  proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” thuhet ne njoftimin e policisë se shtetit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.