E fshehu kokainën në vesh, e pabesueshme çfarë rrëfen 20-vjeçari shqiptar në Britani (EMRI

Shqiptarët që bëhen pjesë e trafikut të drogës në Europë njihen shpesh për metodat e sofistikuara të fshehjes së kokainës dhe heroinës, por një histori e pazakontë është publikuar së fundmi nga mediat britanike.

Mediat raportojnë se tregtari i kokainës, Klevis Drazhi u kap nga policia britanike, teksa kishte fshehur kokainën në veshin e tij.

20-vjeçari nga Shqipëria u ndalua nga oficerët në Moorgate më 19 janar, teksa u pikas duke hyrë në një korsi biçikletash. Atij iu kërkua patenta dhe figuracioni i mjetit, por Drazhi dorëzoi një licencë të rreme shqiptare dhe një telefon celular, duke shfaqur një mesazh shkrimor rreth një kodi postar.

Por, oficerët e policisë pikasën një paketë të vogël të vendosur në pjesën e veshit të tij, ku kishte kokainë. Kjo bëri që policia të “zbërthente” mjetin, duke zbuluar 11 porcione pluhur të bardhë – të cilat më vonë u konfirmuan dhe rezultuan kokainë  si dhe 1,305 paund cash.

Drazhi rrëfeu para hetuesve se ishte i detyruar të shiste kokainë nga një anëtar i mafies shqiptare dhe pranoi se kishte hyrë ilegalisht në Britani të Madhe në anën e pasme të një kamioni.

Drazhi, banues në Edmonton, fillimisht u dënua me 11 muaj burgim në gjykatën mbretërore, Inner në Londër, por, për fatin e keq të tij, Gjykata e Apelit ka vendosur të rrisë burgimin e tij më 30 muaj.









Comments are closed.