“Djalin ma kanë therur”. Deklarata shokuese e babait të 27-vjeçarit që u raportua i aksidentuar

Sokol Veliraj, 27-vjeçari nga Elbasani që sipas policisë humbi jetë ne një aksident mëngjesin e sotëm mund të jetë vrarë. Dyshimet janë hedhur nga familjarët e 27-vjeçarit.

Në një prononcim për mediat babai i viktimës hodhi dyshimet se djali i tij është vrarë.

“Më mori në telefon policia e Peqinit, më thanë se djali është në gjendje kome. E pashë me sytë e mi djalin në morg, ma kishin therur. U thashë a të vij vetë, më thanë që do të bëhet më mirë. Vetëm po ta shikoni, djali është i sakatosur, ka dëmtime të mëdha në fytyrë dhe nofulla”,– është shprehur babai i të ndjerit.









Comments are closed.