A po shkon opozita në zgjedhje? Pas Bashës, aleatët takojnë ambasadorin e OSBE

Vetëm pak  minuta pasi firmosën me Partinë Demokratike,për të qenë pjesë e koalicionit opozitar, aleatët e Lulzim Bashës janë ulur në një tryezë për të biseduar me kreun e OSBE-së në Tiranë.

Në takimin me Bernd Dorchardt janë të pranishëm krerët e PDBNJ-së, PR, PAA dhe PDK.

Takimi mes Bernd Borchardt dhe Vangjel Dule, Agron Dukës, Fatmir Mediut dhe Nard Ndokës po mbahet në një nga hotelet e Tiranës, por nuk dihet se cili do të jetë rezultati, teksa mbeten edhe pak orë nga mbyllja e afatit për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë, pritet që në fund të këtij takimi të ketë edhe një deklaratë për mediat.









Comments are closed.