“Stuhi politike” në Greqi – Manjati i anijeve nxjerr “të palarat” me tenderat të Aleksis Tsipras

Renditja pas partisë opozitare në sondazhet për zgjedhjet parlamentare të tetorit e SYRIZA-s, duket se nuk është shqetësimi i vetëm për kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Kjo pasi, shefi i qeverisë është përfshirë në valën e një “stuhie politike” e cila u ndez pas deklaratave bombastike të manjatit grek të anijeve, njëherësh pronari i klubit të Olympiacios-it, Evangelos Marinakis.

Ai deklaroi në një intervistë se kryeministri Tsipras dhe ministri për Dixhitalizimin i kanë kërkuar disa favore. Një ndër to ka qenë financimi i një tjetër biznesmeni të njohur, Yiannis Kalogritsas gjatë ankandeve për licencat e transmetimit televiziv në vitin 2016.

“Ata më kërkuan të ofroja 26 milionë euro kredi z. Kalogritsas që të merrja një kanal televiziv…I shpjegova z. Kalogritsas se nuk mund ta bëja një gjë të tillë…Ftoj z. Pappas dhe kryeministrin ta mohojnë këtë publikisht”, rrëfeu Evangelos Marinakis.

Më pas Kalogritsas përfundimisht u tërhoq nga tenderët pasi ai nuk ishte në gjendje të paguante këstin e parë. Marinakis gjithashtu deklaroi të thoshte se gjatë kohës që ishte angazhuar në negociata për të blerë Grupin Media Lambrakis (DOL), qeveria i kishte kërkuar atij që të emëronte drejtues të lartë që e kishte simpatinë e tyre.

Pas intervistës së tij, “Demokracia e Re” i kërkoi përgjigje Tsiprasit dhe  Pappas që të reagojnë dhe të për denoncimin e bosit të Olimpiakos.

Skandali është shumë i madh dhe ai i shtohet një debati të zgjatur për një tjetër skandal, atë me kompaninë “Novartis”, ndërsa vetë Tsipras deri më tani ka heshtur për këtë çështje.







Comments are closed.