Skandal në McDonald’s, 2-vjeçarja gjen dhe gëlltit me ushqimin prezervativin e përdorur (Foto)

Një vajze të vogël, e cila gjeti një prezervativ të përdorur në ushqimin që kishte blerë në McDonald’s, i është bërë një test STD për të provuar nëse ka marrë sëmundje seksualisht të transmetueshme ose jo.

Kjo pasi, vogëlushja e ka gëlltitur në gojën e saj kondorin e përdorur. Nëna e saj e tmerruar do të duhet të presë tre muaj për rezultatet pas zbulimit të tmerrshëm në restorantin e ushqimit të shpejtë në Perth të Australisë.

Gruaja, e cila vetëm dëshiron të identifikohet si Wendy, ndaloi në McDonald’s me burrin dhe vajzën e saj dyvjeçare rreth orës 18:00 të premten në mbrëmje.

Wendy tha: “U ktheva në banak për të porositur diçka dhe vajza ime ishte me burrin tim, nuk e di se si ka ndodhur, por kur burri im e pa ajo po gëlltiste një kondom të zi”.

Burri i Uendit e rrëmbeu shpejt fëmijën dhe vrapoi drejt banakut duke ua hedhur aty kondorin për t’i turpëruar për shërbimin skandaloz që ofrojnë.

“Unë shkova në tualet, i lava gojën dhe duart dhe i dhashë një pije. Ne ishim të tmerruar”, i tha ajo një tabloidi australian.

Uendi tha se prezervativi ishte i hapur dhe dukej se ishte përdorur dhe nuk kishte paketim. Ajo tha se vajza e saj mund ta ketë gjetur atë në ndonjë karrige ose në ushqim.









Comments are closed.