“Shiste kokainë me bllok shënimesh”, pranga shqiptarit pasi fshehu drogën te xhupi

Një 33-vjeçar shqiptar, trafikant i dyshuar droge është arrestuar ditën e sotme në Montesilvano të Italisë.

Në pranga ka rënë 33-vjeçari me inicialet R.T, i cili prej kohësh jetonte në Itali me dokumente të rregullta.

Ai u arrestua ndërkohë që ishte duke lëvizur me një automjet tip “Opel Corsa”, ku polica gjeti 500 gramë kokainë të fshehur në xhepin e xhaketës së tij.

Karabinierët gjithashtu gjetën një bllok shënimesh, që do të shërbejë si provë mjaft e rëndësishme për të zbuluar të gjithë zinxhirin e funksionimit të aktivitetit kriminal.

Aty, 33-vjeçari shqiptar kishte shënuar emrat e personave që bashkëpunonte dhe disa shifra që pritet të transkriptohen nga hetuesit. Aktualisht shqiptari ndodhet i izoluar në burgun San Donato.









Comments are closed.