Nga veriu në jug – 21 shqiptarë kandidatë në zgjedhjet lokale të Italisë (EMRAT)

Jo vetëm në Belgjikë e Zvicër, por shqiptarët vijojnë të bëhen aktivë në jetën politike edhe në vendet e tjera, si Italia ku numri i atyre që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale është relativisht i lartë.

Dy shqiptare, Eva Meksi dhe Uljana Gazidede kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet më 26 maj në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane, por nuk janë vetëm dy vajzat protagoniste. Nga veriu në jug të Italisë, në listat e ndryshme politike janë edhe 19 kandidatë të tjerë shqiptarë.

Sa i përket Eva Meksit, ajo u vendos në Bari 28 vjet më parë dhe është e njohur në komunitet si kineaste dhe përkthyese.

Ajo ka vendosur të garojë për të kontribuar në qytetin që e priti dhe e ndihmoi tri dekada më parë.

Ndërsa Uljana Gazidede, avokate në profesion është e specializuar në të drejtën e emigracionit dhe ka ndjekur çështje të ndryshme të emigrantëve në Itali.

Lista me kandidatët shqiptarë:

Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja , Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj , Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi,Adela Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.