Djegia e mandateve/ Murrizi zbulon prapaskenat në PD: Salianji kundër, i tha Bashës…

Deputeti Myslim Murrizi, i cili është përjashtuar nga Partia Demokratike pas vendimit për të mos e djegur mandatin, ka zbuluar në emisionin “Kjo Javë” disa prapaskena në selinë blu kur u ndërmor akti ekstrem.

Sipas Murrizit, edhe ish-deputeti Ervin Salianji ka qenë kundër djegies së mandateve.

“Salianji ka thënë se do na kthehen ndërkombëtarët kundër dhe do futen në Parlament ata që janë në lista. Dhe ja kështu ndodhi. E kemi parashikuar qartë se kjo është sfilitëse për Partinë Demokratike. Moshyrja në zgjedhjet e 30 qershorit do të çojë në shkrirjen e PD-së”, tha Murrizi.









Comments are closed.