“Çmendet” bankieri rus, 100 mln euro për superjahtin akullthyes që do lundrojë në Antarktik (FOTO)

Një nga 50 rusët më të pasur, bankieri Oleg Tinkov, ka paraqitur projektin e atij që ai e quan akullthyesin e parë privat, ndërtimi i së cilit do të nisë vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, parashikohet që kjo anije-jaht që do t’i kushtojë Tinkovit rreth 100 milionë euro të lundrojë në Antarktik midis destinacioneve të tjera.

Themeluesi dhe pronari i Bankës Tinkoff, me vlerë 2.2 miliardë dollarë, do të nxjerr në treg SeaExplorer 77, në shfaqjen kryesore të jahteve në Monaco në fillim të vitit 2020, sipas Forbes.

Pas prezantimit, superjahti do të lundrojë në Oqeanin Indian, Seychelles dhe Madagaskar, gadishullin e Kamchatka të Rusisë dhe Alaskë, para se të sfidojë fuqinë e vetë si akullthyes në Antarktidë në fund të vitit 2021 dhe fillimit të vitit 2022.

“Është jaht, por një model krejt tjetër”, shpjegoi Tinkov. “Është për të eksploruar, por jo për të pirë martini dhe për të pushuar në Saint-Tropez”.

Bankieri dëshiron ta shijojë atë vetë për rreth 20 javë në vit dhe planifikon ta lërë me qera për pjesën tjetër dhe kostoja do të jetë  690 mijë dollarë në javë.

Sipërmarrësi thotë se ishte i pari që ideoi një anije të tillë. Në fakt, është një jaht ekspeditash, i cili mund të thyejë akullin deri në 40 centimetër të trashë dhe të mbajë autonomi në det deri në 40 ditë.

Anija e gjatë 77 metra, e cila ofron strehim luksoz për deri në 12 mysafirë përveç ekuipazhit, gjithashtu ka dy vendqëndrime helikopteri, një jettski dhe dy skuterë dëbore.









Comments are closed.