“Bibilushët e Bashës”, zbrazet deputeti i PD: Gazi – kalama kopshti, Paloka e Spaho…

Nuk është përmbajtur aspak Myslim Murrizi teksa ka folur sot në emisionin “Kjo Javë” për krizën politike që po kalon vendi dhe vendimin e opozitës me në krye PD-në për të mos hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ai ka shpërthyer në sulme dhe ofendime ndaj disa deputetëve të PD, që i ka quajtur “Bibilushët e Bashës”.

Në listë kanë qenë Klevis Balliu, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, por edhe dy “senatorë” në selinë blu si Edmond Spaho dhe Edi Paloka, ndërsa nuk ka munguar as Oerd Bylykbashi, me të cilin ka shkëmbyer fyerje në distancë prej disa javësh.

Gazetarja: Shumë mllef keni për të ish-kolegët tuaj, që keni kaluar shumë kohë bashkë.

Murrizi: Si kam qenë unë gjithë kohën me Gaz Bardhin. Unë 29 vjet në PD, Gazi kalama kopshti. Ma thuaj një emër ti mua nga ata që kanë qenë aty. Mos ai që del te unaza.

As Paloka nuk ka qenë deputet në ‘97, por në 2005 u bë.  Edhe Spaho nuk ka qenë.

Gazetarja: Pra e keni mllefin me të gjithë?









Comments are closed.