Babai kyç vajzën në kafazin e qenit për t’u hakmarrë ndaj ish-gruas (Foto)

Një veprim i tmerrshëm ka qenë ai i një babi nga Kina, i cili, për t’u hakmarrë ndaj ish-gruas, ka mbyllur të bijën në një kafaz qeni.

Xu Qian nga Guangdon, Provincë në Kinës Jugore i ka dërguar ish gruas së tij foto të vajzës që e kishte futur në një kafaz ku mbahen qentë. Por, nuk ka mjaftuar vetëm kjo, ai ka kryer dhe veprime të tjera ndaj vogëlushes që është vetëm 20 muajshe, duke e shtrirë në tokë dhe duke i vendosur këmbën në fytyrë.

Edhe pse gruaja ka bërë denoncim në polici lidhur me keqtrajtimi që ish=burri i saj i ka bërë foshnjës, ajo mendon se ai nuk do të ndëshkohet.

Ajo ka treguar se është dhunuar me herët nga ish-burri dhe sa herë ka thirrur policët nuk është burgosur, por vetëm është kritikuar. “Ai më keqtrajtuar dhe sa herë që telefonoja policinë, ata nuk e ndëshkojnë, por vetëm e kritikojnë”, ka thënë ajo.







Comments are closed.