Zv/ministri i Mbrojtjes, akuza PD: Vranë Azemin, tani po i vrasin të bijën

Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, e cila ndryshe nga shumica e deputetëve demokratë vendosi të mbante mandatin për të cilin është votuar, ditët e fundit ka qenë në shënjestër të eksponentëve të Partisë Demokratike.

Në reagime nga më të ndryshmet nëpër rrjetet sociale a gjetkë, Rudina Hajdari u akuzua rëndom si tradhtare. Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, përmes një statusi në faqen e vet në Facebook lëshon akuza të rënda ndaj eksponentëve të PD, të cilët sipas tij dje vranë Azem Hajdarin e sot po i vrasin të bijën, duke e stigmatizuar e përjashtuar nga radhët e tyre.

“Vetë e vranë me çka gatuan në Tropojë. Tani po i vrasin të bijën”, shkruan Koçi.









Comments are closed.