“Plas” te Çani/ Koço Kokëdhima i “zbrazet” Arjan Curit: Maskara, kush je ti që më shantazhon mua?

Të dy kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” për të folur mbi kandidimin për Bashkinë e Tiranës, por biseda mes Koço Kokëdhimës dhe Arjan Curit ka degjeneruar në sherr.

Koço është kapur me Arjan Curin për çështjen e ndërtimeve në Tiranë. Gjithçka nisi pasi Kokëdhima po fliste për prishjen e banesave në Tiranë të qytetarëve për të bërë rrugët dhe pas ndërhyrjes së Curit, ish-deputeti i PS është revoltuar.

Kryetari i partisë “Zgjidhja” ka shpërthyer në ofendime ndaj opinionistit duke e quajtur atë maskara, zhurmues, shpifës etj…

“Kush je ti të më ofendosh e shantazhosh mua”, tha Kokëdhima në një moment të debatit.









Comments are closed.