Plas grushti, Salianji godet deputetin e LSI-së (Video)

Emisioni “Open” në Top Channel u shoqërua nga një debati i fortë mes ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetit të LSI-së Ralf Gjoni.

Përplasja mes tyre u kthye në çështje personale, kur Salianji i përmendi Gjonit familjen. Ky i fundit reagoi menjëherë, duke e quajtur Salianjin një fundërrinë.



Mirëpo, pas kësaj mësohet se degjeneruar deri në përplasje fizike debati mes ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni pas emisionit “Open”.

Gjoni e ka ndjekur nëpër shkallë Salianjin, duke i kërkuar llogari për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit live.

“Ore kujt i përmend familjen ti”, mësohet të ketë bërtitur Gjoni dhe më pas Salianji e ka goditur me shuplakë. Në këtë situatë ka ndërhyrë stafi i televizionit “Top Channel” që ata të ndahen.

Open

Përplasje mes Ervin Salianjit dhe Ralf Gjonit, deputeti i LSI-së: Fundërrinë, mos…!

Publiée par Gazeta Shqip sur Vendredi 19 avril 2019


Comments are closed.