Pasi gjykoi Juventus-Ajaks, “arbitri” francez kapet me drogë

Një person me identitetin Klement Turpi është vënë në pranga nga policia franceze pas një operacioni anti-drogë.

Të gjithë janë befasuar në momentit e bërjes publik të lajmit, pasi Klement Turpi është gjyqtari francez që vendosi drejtuesi në gjysmëfinalen e Championsit mes Ajaksit dhe Juventusit në Torino.

Por në fakt nuk bëhet fjalë për Klement Turpinin arbitër, por një person tjetër, që kishte përdorur identitetin e tij.

Ai është 34-vjeçari Munir A., i cili i kishte vjedhur identitetin gjyqtarit të famshëm francez, për të kaluar me lehtësi kontrollet policore.

Ai transportonte drogë nga Belgjika në Francë, si anëtar injë bande të organizuar të narko-trafikut, ndërsa policia  ka zbuluar të gjithë rrjetin dhe mënyrën sesi grupi vepronte.









Comments are closed.