Myslimani Salah jep një mesazh të fortë: Duhet t’i trajtojmë më mirë gratë!

Mohamed Salah është një idhull në Afrikë dhe Azi, kontinente me përqindje të lartë të myslimanëve. Në prononcimin e dhënë për revistën prestigjioze, “Faraoni” pozicionohet në lidhje me të drejtat e femrave në vendet myslimane.

“Mendoj se duhet të ndryshojmë mënyrën sesi i trajtojmë gratë në kulturën tonë. Është një detyrim, jo opsion. I mbështes gratë më shumë se më parë, sepse e ndiej që meritojnë më shumë se mbështetja që merrnin”, deklaroi ai.

Një qëndrim tepër i guximshëm nga Salah, që vjen nga një vend si Egjipti, ku femrat nëpërkëmben dhe u mohohen shumë të drejta.









Comments are closed.