Erdogan paralajmëron kundërshtarët: Turqia qëndron në këmbë dhe do rritet më fuqishëm

Rezultatet jo të favorshme në zgjedhjet lokale, duket se kanë shqetësuar disi liderin turk Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Erdogan deklaroi se partia e tij në pushtet do të vazhdojë të kundërshtojë parregullsitë në zgjedhjet lokale deri në fund, duke shtuar se organi më i lartë i zgjedhjeve në vend do të ketë fjalën e fundit për këtë çështje.





“Kur Këshilli Suprem i Zgjedhjeve të marrë vendimin përfundimtar, çështja (mbi zgjedhjet) do të përfundojë për ne”, tha presidenti Erdogan në Ankara.

Miliona votues turq votuan në mbarë vendin më 31 mars, në zgjedhjet lokale për të zgjedhur krerët e bashkive, anëtarët e këshillit të qytetit dhe zyrtarë të tjerë për pesë vitet e ardhshme.

Duke kundërshtuar rezultatet, partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) kërkoi një rinumërim, duke thënë se kjo mund të ndryshojë rezultatet.

Duke kritikuar disa nga mediat perëndimore që përpiqen ta paraqesin ekonominë në dritë negative, presidenti Erdogan tha: “Çfarëdo që të bëni, cilët do tituj që përdorni, Turqia qëndron në këmbë dhe do të vazhdojë rrugën e saj duke u rritur më fuqishëm”.

Erdogan kritikoi gazetën britanike “Financial Times” për mbulimin e saj të Turqisë, duke kërkuar vëmendje ndaj qëndrimit të Londrës për refugjatët.

“Sa refugjatë strehon vendi juaj… vazhdoni dhe shkruani një histori për këtë po ashtu”, tha ai.





Comments are closed.