Bulevard i ri edhe në Kashar, ja si duket (Foto)

Pas Bulevardit të Ri, kryeqytetit po i shtohet një tjetër bulevard, këtë herë në periferi të tij. Bëhet fjalë për bulevardin e Kasharit që është drejt përfundimit dhe i cili pritet t’i japë zhvillim të gjithë zonës.

Rreth 80 mijë banorë të kësaj zone do të kenë një bulevard me të gjithë elementët e standardet e nevojshme.





Bulevardi i Kasharit do të ketë dy korsi për secilin kah lëvizjeje, korsi biçikletash dhe rrugë për këmbësorët. Ndërkaq, në këtë bulevard me përmasa moderne, janë të përcaktuara zonat për gjelbërim, trotuaret, korsia e biçikletave dhe itinerari ku do të lëvizin makinat.

Me përfundimin e punimeve për Bulevardin e Kasharit, i cili lidhet me “Unazën e re”, pritet që të reduktohet trafiku i rënduar që krijohet në zonë.





Comments are closed.