Bie nga lartësia, humb jetën një 60-vjeçar në Tiranë

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një lartësi. Rreth orës 09:00, në zonën e Saukut në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta shtetasi F. Z., 60 vjeç i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





Comments are closed.