Aksident i rëndë në Shkodër, kamioni përplas motorin

Një kamion ka përplasur një motor në Melgushë, në aksin Shkodër-Bushat, duke lënë të plagosur rëndë një person.

Mësohet se i aksidentuari ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është përplasur nga kamioni. Raportohet se i plagosuri është identifikuar si shtetasi Zef Paloka, rreth 60 vjeç.



Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.


Comments are closed.