Vizat për Shqipërinë/ Franca “komenton” Holandën: S’influencon vendimin e KE për negociatat!

Ambasadorja e Francës në Shqipëria ka folur sot nga Korça lidhur me vendimin e Parlamentit të Holandës për të rikthyer regjimin e vizave me Shqipërinë.

“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh dhe është një vendim i parlamentit holandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundojë kjo nismë”, tha ajo.



Sipas Christina Vasak, parlamenti holandez vetëm merr vendimet, por ka një procedurë të tërë që ai të zbatohet.

“Por ne nuk jemi te sigurt cili do të jetë vendimi i fundit”, theksoi ajo.

Sa i përket situatës politike në Shqipëri ajo ka nënvizuar se një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë.

“Nuk e dimë cili do të jetë kalendari i Europës që siç e dinë të gjithë mund të shkasë. Ne sajë të kësaj vizite të nivelit të lartë ky delegacion kupton ndjeshmëri të ndryshme politike”, tha ajo.

Ndërkohë një prej senatorëve francez, Rachel Mazuir ka thënë në Korçë se “vendimi i parlamentit holandez është vendim i pafavorshëm edhe ndaj Evropës”.

“Është i njëanshëm dhe nuk mendojmë se ky vendim do ketë influencë në qëndrimin e KE”, deklaroi ai.


Comments are closed.