Vendimi i Holandës për vizat/ Ngjela: Rama të japë dorëheqjen!

Avokat Spartak Ngjela tha në “Open” në Top Channel se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas vendimit të Holandës për vizat.

“Ata kanë fakte kundër qeverisë shqiptare. Kryeministër shqiptar do të thotë të mbash përgjegjësi. Kjo quhet qeveri pa përgjegjësi.


Kryeministri shqiptar duhet të ngrinte çadrën para Parlamentit holandez për të bindur deputetët holandezë.

Vendimin e ka marrë Parlamenti i Holandës që është hapur kundër qeverisë shqiptare. Sot edhe Moska e Beogradi po veprojnë kundër qeverisë shqiptare ndërkohë që kryeministri nuk ka punuar asgjë por vesh çitjane dhe shkon tek Erdogani”, deklaroi Ngjela.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.